Prodhuesi gjerman i veturave, Porsche duhet të paguajë një gjobë të majme prej 535 milionë eurosh, për shkak të skandalit me motorat e tyre dizell dhe emetimin e gazrave të dëmshëm për ajrin.
Kështu bëri të ditur Prokuroria në Shtutgard. Kjo edhe për arsye se prodhuesi gjigand i makinave ka shkelur rregullat e mbikqyrjes së procesit të prodhimit.
[caption id="attachment_1045995" align="alignnone" width="860"]
Për të njejtën shkelja ka pësuar edhe Volkswagen që është gjobitur me 600 milionë si edhe Audi është gjobitur vitin e kaluar me 800 milionë euro.[/caption]
Një proces gjyqësor është duke vijuar edhe ndaj kompanisë për prodhimin e pompave të motorit "Bosch", shkruan Der Spiegel përcjellë Klan Kosova.
Tani Porsche ka hequr nga përdorimi 99 mijë vetura, për shkak të defektit me motora diesel.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.