Gjatë javëve të fundit ka pasur një shpërthim të asaj që tashmë po njihet me emrin “deepfakes”; video pornografike të manipuluara, ku fytyra e aktorëve zëvendësohet me të dikujt tjetër.
Me fuqizimin e mjeteve teknologjike dhe lehtësimin në përdorimin e tyre është mundësuar transferimin i fantazive seksuale nga imagjinata e njerëzve në internet. Kjo tejkalon kufijtë e mirësjelljes njerëzore dhe të kuptimit të besimit në atë çka shohim dhe dëgjojmë.
Kjo teknologji e sofistikuar mund të sjellë pasoja serioze dhe kriza e “lajmeve të rreme”, siç i njohim sot, mund të jetë vetëm fillimi, thuhet në një artikull të BBC-së.
Disa video tashmë janë publikuar, duke përfshirë fytyrën e Donald Trump, dhe të disa aktorëve të njohur, si ata të serialit “Game Of Thrones”.
Një pjesë e softuerit që përdoret për të krijuar këto video, tashmë është shkarkuar më shumë se 100,000 herë, që kur është publikuar më pak se një muaj më parë.

●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.