Lajmet e fundit

Një studim i fundit ka nxjerrë të dhëna që i ka shqetësuar sërish mjekët britanikë.
Më shumë se 20 % e popullsisë britanike rezultuan të ishin shumë mbi peshë.
Nga 7 vendet më të “shëndosha” në Europë Britania e Madhe u rendit e para.
Por, më e keqja është se ata e konsideronin veten si normalë.
“Të jesh obez në Britaninë e Madhe konsiderohet si një gjë normale. Kjo është e frikshme”, tha njëri prej drejtuesve të studimit.
Pas Britanisë së Madhe, në vend të dytë është Franca dhe në vend të tretë Italia.
Një tjetër e dhënë shqetësuese për ishullin britanik ishte se vetëm 18 % e popullsisë mendonin se obeziteti është një sëmundje.