Lajmet e fundit

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, vizitoi Pyongyangin për të qartësuar detajet e samitit të planifikuar mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Zyrtarët amerikanë u shprehën se Pompeo përveç dhënies së formës përfundimtare të samitit Trump-Kim, i cili planifikohet të mbahet në kryeqytetin e Koresë së Veriut në Pyongyang, do t’i bëjë presion qeverisë së Pyongyangit edhe për lirimin e 3 amerikanëve që ndodhen në burg në këtë vend.
Pompeo, i cili Korenë e Veriut për herë të parë e kishte vizituar në fillim të muajit prill si drejtori i CIA-së, është sekretari i dytë amerikan që shkoi në këtë shtet.