Lajmet e fundit

Polonia shpreson që Turqia në fund të fundit do t`i bashkohet Bashkimit Evropian, tha presidenti polak Andrzej Duda përpara samitit të BE ku do të diskutohet për marrëdhëniet e tensionuara midis Brukselit dhe Ankarasë.
"Polonia mbështeti dhe mbështet sot përpjekjet e Turqisë për t'iu bashkuar BE-së," tha Duda në një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite në Varshavë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.