Lajmet e fundit

Deputetët polak me shumicë dërrmuese kanë refuzuar projektligjin e shumëdiskutuar, për ndalimin e tërësishëm të abortit.
Polonia është një prej vendeve me ligjet më të rrepta në Evropë sa i përket abortit, e projektligji kërkonte që të ndalohej edhe aborti në rast që jeta e nënës është në rrezik.
352 deputetë votuan kudnër këtij projektligji kurse 58 prej tyre pro.
Projektligji kishte ardh në Parlament pas një iniciative qytetare kundër abortit që kishte mbledhur 450 mijë nënshkrime dhe në fillim ky projektligj u mbështet nga Kisha Katolike.