Lajmet e fundit

Për të gjithë maniakët e pikave, ky është viti i Polka Dots.
Pikat u bënë të zakonshme në veshjet e fundshekullit 19 në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky dizajn ka të njëjtin emër me një formë kërcimi që të bën të dyshosh se mund të ketë një lidhje mes të dyjave.
Ka të ngjarë që emri të jetë vendosur për shkak të popullaritetit që kishte vallëzimi në atë kohë, si shumë produkte të tjera dhe modele të epokës që morën emrin "polka".
Ndërkohë që “polkamania” po pushtonte kontinentin, filluan të shfaqeshin edhe xhaketat apo kapelat me të njëjtin dizajn.

Sezoni pranverë-verë 2018 e rikthen këtë dizajn dhe nuk do të habiteshim aspak nëse të gjithë do të “infektoheshim” nga ethet e pikave, shkruan Living.al.
