31.10.2015 · përditësuar para 3927 dite1 min lexim
Nënkryetari i Partisë së Lirisë në Austri, Johan Gudenus, ka deklaruar se do të ishte “një padrejtësi e madhe për shtetin e vetëshpallur të Kosovës të pranohet në UNESCO”, duke shtuar se ai personalisht mbështet Serbinë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.
Gudenus u tha gazetarëve se në vitet e fundit janë bërë shumë padrejtësi karshi Serbisë dhe se në bazë të Rezolutës 1244 Kosova mbetet pjesë e shtetit serb.
Ai deklaroi se “në mars të vitit 2004 nga dhuna në Kosovë janë shkatërruar dhe djegur më shumë se 150 kisha dhe manastire ortodokse”.
Gudenus kohët e fundit kishte nënshkruar një peticion në Internet kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.