Lajmet e fundit

Edhe në këtë festë krishtlindje nuk kanë munguar urimet e figurave më të larta të shtetit. Presidenti, Kryetari i Kuvendit dhe kreu i opozitës kanë uruar ditën e lindjes së Krishtit për të gjithë besimtarët e krishterë për më shumë shpresë, begati dhe solidaritet për të pamundurit.
Nga Kisha ortodokse Presidenti i Republikës ka uruar gjithë besimtarët krishterë për festën e krishtlindjes.
Nishani: Në këtë ditë të veçantë ditë të shenjtë, ditë të shpresës dëshiroj që të përcjell urimet më të mira, gëzuar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë, por edhe për të gjithë popullin shqiptar për më shumë lumturi, më shumë besim, më shumë shpresë dhe begati.
Këto krishtlindje, Kryetari i Kuvendit ia kushtoi të pamundurve duke i uruar për më shumë shpresë dhe begati.
Meta: Uroj gjithë besimtarët të krishterë më shumë paqe harmoni dhe mirëkutpim me njëri tjeterin. Më shumë vëmendje për ata që janë në gjendje më të vështirë në mënyrë që shoqëria jonë të gëzojë një harmoni dhe peqe shiprtërore Është një ditë reflektimi edhe në këtë drejtim sidomos për ata që janë më shumë në vështirësi për të qenë më të integruar në shoqërinë tonë.
Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zgjedhur qytetain e Fierit për të uruar besimtarët e krishterë për ditën e lindjes së Krishtit.
Basha: Gezuar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve të Krishterë, gëzuar ditën e lindjes së Krishtit, lindjes së shpresës, besimit dhe shpëtimit. Këtu nga katedralja e Shën Gjergjit në Fier ku kam uruar Imzot Nikollën përmes tij të gjithë Fierit. Dua të përsëris urimin për Krishtlindje të gëzuara për besimtarët për shërbëtorë te zotit dhe për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Paqja e zotit qoftë mbi shqiptarët, në vecanti kam një urim që kjo ditë të sjellë më shumë shpresë tek një e nesërme më e mirë për të vobektit, për të moshuarit, për të sëmurët.
Festën e Krishtlindjes e kanë uruar edhe figura publike të tjera në vend si deputetë apo ministra./Oranews