Lajmet e fundit

I vetëm doli në skenë.
Kjo ishte përformanca e fundit e vokalistit të bendit “Troja”, Bujar Berisha, kur mori pjesë në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje më 12 qershor.
Në fakt grupin “Troja” nuk do t’i shohim më bashkë duke përformuar para fansave.
Lajmin për përçarjen e dha vetë rok grupi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova.
Aty u la të nënkuptohet se arsyeja e shuarjes së bendit që bëri muzikë për 30 vjet mund të jetë pikërisht paraqitja e frontmanit në protestën e Vetëvendosjes.
Kronikë nga Mejreme Gashi.
https://www.youtube.com/watch?v=D_1HPFkpNE0