Lajmet e fundit

Shikoni se si Presidenti Barack Obama, ka pësuar ndryshime në fizikun e tij që nga adresimi i tij si i pari i vendit, në vitin 2009.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka bërë pak shaka në lidhje me profesionin e tij teksa flokët e tij kanë marrë ngjyrë të bardhë pothuajse qysh nga adresimi i tij në postin e presidentit në vitin 2009.
Në atë kohë pavarësisht fushatave rraskapitëse 2 vjecare, në lidhje me punën që ai dëshironte ta fitonte e derisa edhe ekonomia pësoi kolaps, Presidenti Barack Obama, dukej tejet ndryshe nga ai që duket sot.