Lajmet e fundit

Policia e Kosovës në shenjë kujtimi për katër vjetorin e rënies në detyrë të Heroit të Kosovës, Enver Zymberit do të organizojë një aktivitet, ku do të vrapohet me moton “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymberit”.
Gara do të mbahet me 26 korrik duke filluar nga ora 17:00, ndërsa regjistrimi i pjesëmarrësve në ora 15 në zonën para ndërtesës së Komunës së Mitrovicës.
Ky aktivitet, i organizuar dhe nën përkujdesje të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Mitrovicës, Federatës Atletike të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pritet të mbledhë një numër të konsideruar të atletëve të klubeve të Kosovës, të kategorive të ndryshme, qytetarë e zyrtarë të institucioneve të sigurisë: Policisë së Kosovës, KFOR-it, EULEX-it dhe FSK-së.