Lajmet e fundit

Këngëtari Jason Derulo është vizituar nga policia në festën që po organizonte me miq në shtëpinë e tij.
Qindra miq ishin ftuar në shtëpinë e Derulo duke shkaktuar kështu shqetësime te fqinjët e tij pasi shumë vetura, mbi 200 ishin parkuar në rrugë duke krijuar kështu shumë trafik.
Policia është paraqitur menjëherë në shtëpinë e yllit të hitit “Talk Dirty” duke urdhëruar që të ulej volumi por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe si pasojë policia është rikthyer përsëri në shtëpi duke akuzuar Jason për zhurmën e lartë, transmeton Klan Kosova.
Sipas “TMZ”, policia është paraqitur menjëherë në shtëpinë e Jason duke urdhëruar që të ulej volumi por kjo gjë nuk ka ndodhur dhe si pasojë policia është rikthyer përsëri në shtëpi duke akuzuar Jason për zhurmën e lartë.
Policia është shfaqur edhe më vonë në shtëpinë e këngëtarit pasi kishte ndodhur një sherr jashtë shtëpisë ku edhe po mbahej festa.