Lajmet e fundit

Ndonëse seanca parlamentare pritet të fillojë në orën 10:00, një numër i madh i policëve tashmë janë pozicionuar rreth objektit të Kuvendit të Kosovës.
Policët po qëndrojnë aty për shkak se opozita ka thirrur protestë para këtij objekti, kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit për President, njofton Klan Kosova.