Lajmet e fundit

Zyret e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë bërë cak i sulmeve të njëpasnjëshme nga persona ende të panjohur.
Sulmet filluan në degën e Decanit e pastaj vazhduan radhazi edhe në disa qytete tejra.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të policisë ka njoftuar se sa zyra të LDK-së janë dëmtuar, numri i tyre arrin në 7 .
Ja raporti i plotë i policisë.
DËMTIM APO ASGJASIM I PAURISË - PRISHTINE
Rr. Idriz Seferi, Gjilan 27.02.2016-21:00-23:35. Është raportuar se nga persona të panjohur janë dëmtuar–thyer xhamat e selisë së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.
DËMTIM APO ASGJASIM I PAURISË - PEJE - ISTOG
Rr. Ismajl Qemajli, Gjakovë 27.02.2016-22:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar zyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar xhamat e selisë të zyrës së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.
DËMTIM APO ASGJASIM I PRONËS - MITROVICE
Me date 28.02.2016 rreth ores 08:40 “ Sheshin Adem Jashari” , Ankuesi mashkull K/Shqiptar zyrtar i lartë i LDK-së ka raportuar se nga person-a të panjohur janë dëmtuar xhamat e selisë të zyrës së LDK-së. Njësit policore janë duke hetuar rastin.