Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme e cila siç bëhet e ditur në një njoftim për media të PK-së ka të bëjë me realizimin e dy operacioneve policore të suksesshme dhe arrestimin e disa personave të dyshuar të përfshirë në vepra penale.
"Kjo konferencë i dedikohet realizimit të dy operacioneve policore të cilat kanë të bëjnë me veprat penale si:Mashtrim sipas nenit 335, par.5, të KPRK-së si dhe organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare apo i shenjave" bën të ditur policia.