Lajmet e fundit

Pjesëtarët e Policisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në oborrin e Qeverisë së Kosovës, përderisa matanë rrethojave ka protestues, përkrahës të opozitës të grumbulluar të cilët po qëndrojnë të qetë, njofton Klan Kosova.
Para disa orësh, protesta e partive opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA-s, ka eskaluar në dhunë pasi që protestuesit filluan t’i sulmonin pjesëtarët e policisë me ngjyrë e më pas edhe me gurë.
Nga kjo protestë policia ka arrestuar 13 protestues që i ka cilësuar si të dhunshëm, ndërsa janë lënduar 4 policë që tani po e marrin trajtimin mjekësor.