Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shtuar angazhimet për të zbatuar planin operativ, ku parashihen masa konkrete policore për parandalim të përhapjes së pandemisë.
Policia thotë se ky plan ka pësuar ndryshime, varësisht prej vendimeve të institucioneve dhe me masat antiCOVID që janë ndërmarrë, njofton Klan Kosova.
“Policia edhe tani, me marrjen e masave të reja, do të angazhohet në zbatim të vendimit dhe detyrave që bien në fushëveprimin e policisë. Andaj, kërkojmë nga të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat në të mirë të shëndetit publik, në mënyrë që të gjithë së bashku ta kalojmë sa më lehtë edhe këtë valë”.