Lajmet e fundit

Klan Kosova merr vesh nga burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje, se policia e Kosovës ka shkuar tek shtëpia e prindit, respektivisht babait të deputetit Albin Kurti,njofton Klan Kosova.
Sipas këtyre burimeve nuk dihet nëse ata kanë bastisur shtëpinë e tij apo jo. Klan Kosova është duke tentuar që ta konfirmoj këtë lajm nga policia, por deri tani nuk ka pasur përgjigje.
Ndërkaq, dje Policia e Kosovës ka bastisur banesën e deputetit Kurti, por ai nuk ka qenë i pranishëm ku më pas është shfaqur në sheshin e Prishtinës.