Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacionit Policor “Veriu” ka seksuestruar katër armë në një “auto servis” në Arbanë.
Rreth orës 12:00, hetuesit dhe krim teknikët kanë kryer bastisje me ç ‘rast poseduesi i armëve vullnetarisht i ka dorëzuar policisë armët.
Këtu janë seksuestruar një kallashnikov me numër serik 013467-84, një pistoletë “Zastava” me numër serikC-211379, një pistoletë “SIG” me numër serik 002548, një revolver gjerman me numër serik R34922911 dhe 248 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar nën masën e arrestit policor.