Lajmet e fundit

Policia e Rumanisë është duke zgjeruar hetimet ndaj ish-kampionit të kikboksit, Andrew Tate, duke sekuestruar një flotë makinash luksoze nga kompleksi i tij në Bukuresht gjatë fundjavës dhe duke bastisur shtatë prona të tjera - duke përfshirë një vilë të sapo rinovuar në malet Karpate.
Disa në Rumani e shohin konfiskimin e makinave si një shenjë se autoritetet rumune po përgatiten për fazën tjetër në këtë rast, sigurimin e aseteve si kolateral ndaj pretendimeve të mundshme për dëmshpërblim nga viktimat, në rast se Andrew Tate ose vëllai i tij Tristan akuzohen për trafikim me qenie njerëzore, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Bastisjet në shtatë prona të tjera javën e kaluar shihen gjerësisht si një shenjë se hetuesit po zgjerojnë kërkimet e tyre për prova në këtë rast.