Zyrtarët e policisë në koordinim me Zyrën e Prokurorit të Lartë të Shtetit në Podgoricë, janë duke ndërmarrë masa dhe veprime urgjente për të gjetur personin e dyshuar për një vrasje të trefishtë në Podgoricë.
Personi në fjalë është Vehid Muriç, 25-vjeç, me origjinë nga Rozhaja, njoftoi policia.
“Të gjitha kapacitetet e disponueshme të Drejtorisë së Policisë janë vënë në dispozicion me qëllim gjetjen dhe ndalimin e tij, dhe gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve të japin të gjitha informacionet që mund të jenë të rëndësishme për vendndodhjen e tij. Nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me këtë person, u kërkojmë qytetarëve të raportojnë këtë informacion në stacionin më të afërt të policisë ose duke telefonuar në numrin 122, dhe nëse gjenden në të njëjtën zonë ose ndërtesë me këtë person, të jenë të kujdesshëm”.
“Po paraqesim për publikim foto të të dyshuarit, të cilat janë marrë nga burime të hapura të disponueshme publikisht, në mënyrë që ta bëjnë më të lehtë njohjen dhe raportimin e të dyshuarit”, njoftoi policia malazeze.
Një vrasje e trefishtë ka ndodhur në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë.
Besohet se krimi është kryer gjatë natës në një apartament me qira, transmeton Klankosova.tv.
“I dyshuari, siç beson policia, vrau tre miq, me të cilët ishte në Podgoricë duke punuar në ndërtim, pas së cilës ai iku”, njofton media malazeze.
Ndërkaq sipas policisë, dorasi dhe viktimat janë nga Rozhaja.
“Dyshohet se këtij akti kriminal i paraprinë mosmarrëveshje personale midis personave të privuar nga jeta dhe të dyshuarit. Të gjithë personat janë nga Rozhaja”, njoftoi policia.
“Vijesti”, duke iu referuar burimeve nga policia, raporton se vëllezërit nga Rozhaja, Denis Hot (28) dhe Nezrin Hot (27) ishin midis të vrarëve.
Krimi nuk është i lidhur me goditjen ndaj grupeve kriminale. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.