Lajmet e fundit

Kantautori më i famshëm botëror, Ed Sheeran ka anuluar datat e koncerteve në St Louis.
Këtë vendim Sheeran e mori bashkë me grupin e njohur U2, për shkak të shqetësimeve mbi çështjet e sigurisë, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Klan Kosova.
Një gjë e tillë po bëhet pasi policia është shprehur se nuk u garanton siguri të mjaftueshme, pas protestave në qytet për lirimin e një ish-oficeri të bardhë i cili po akuzohej për vrasje ndaj një burri me ngjyrë.
Grupi iralndez do të jepte koncert mbrëmjen e së shtunës (17 shtator) në The Dome në Qendrën Amerikane ndërsa këngëtari angelz kishte rezeruar koncertin mbrëmjen e së dielës në Qendrën Scottrade
Por bëhet e ditur që për të gjithë ata që i kishin siguruar tashmë biletat për këto dy koncerte, kompensimi do të fillojë nga pikat e shitjes që nga e hëna, transmeton Klan Kosova.