Një punëtor është lënduar pasditen e sotme derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në Fushë-Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga një lartësi (objekt) në Fushë Kosovë, derisa ishte duke punuar”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.
E njëjta potencoi se personi i lënduar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, Ahmeti tha se policia, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës, kanë nisë një hetim lidhur me këtë rast. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/punetori-ne-fushe-kosove-peson-lendime-te-renda-i-nenshtrohet-ope11racionit/
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.