Lajmet e fundit
Shefi i policisë në Xhakarta ka thënë se policia është duke hetuar celulat terroriste që besohet të jenë prapa sulmeve të së enjtes.

Dy civilë dhe pesë sulmues vdiqën në një sulm me bombë dhe armë, në një nga zonat më të ngarkuara komerciale të Xhakartas të enjten në mëngjes.
Inspektori Tito Karnavian ka thënë se sulmuesit janë neutralizuar, por që ishin të lidhur me grupe tjera terroriste në Indonezi dhe pjesë e një rrjeti botëror terrorizmi, transmeton Klan Kosova.
Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Në një njoftim të lëshuar thuhej se sulmi është kryer nga “luftëtarët e Kalifatit”, ndërsa cak ishin “qytetarët e Koalicionit Kryqtar”.
Tre persona janë arrestuar të premten në mëngjes, raportojnë mediet lokale.
Autoritetet kanë identifikuar Bahrum Naim, një indonezian që lufton për ISIS në Siri, si koordinator të sulmeve.