Lajmet e fundit

Aktualisht policia ende nuk ka gjetur diçka konkrete, që mund të çojë në identifikimin apo vendndodhjen e vrasësve të Elbasanit. Lidhur me këtë krim të rëndë, uniformat blu vijojnë kërkimet për gjetjen e autorëve të masakrës së Elbasanit, ku mbetën 3 të vrarë dhe 8 të plagosur.
Teksa kanë kaluar pesë ditë nga ngjarja e rëndë, policia po mban nën mbikëqyrje disa persona të dyshuar, që mund të kenë lidhje me vrasjen. Pavarësisht kësaj, policia nuk ka asgjë zyrtare që të çojë në zbardhjen e ngjarjes.
Kërkimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve vijojnë edhe me një helikopter të ushtrisë, i cili patrullon nga ajri hapësirën përreth qytetit të Elbasanit.
Raporte të tjera thonë se ka dyshime që autorët mund të jenë larguar edhe jashtë vendit. Ndonëse hetimet e policisë janë zgjeruar në disa pista, ende nuk ka asgjë konkrete. /albeu.com