Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka thënë se në protestën e organizuar nga AAK-ja dhe NISMA për Kosovën, kanë marrë pjesë 5 mijë protestues.
Përmes një komunikate, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ky institucion ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjes e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve.
Gjithashtu PK raporton se protesta e ditës së sotme ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.