Policia në Prishtinë po vazhdon me implementimin e planit operativ "Semafori" për kontrollin e shtuar në trafik.
E sipas të dhënave të policisë, vetëm sot nga ora 09:00 deri në 14:00, janë shqiptuar 62 gjoba , prej tyre për mosrespektim të semaforit, si dhe janë konfiskuar 15 patentë shoferë, transmeton Klankosova.tv.
“Angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.