Lajmet e fundit

Është arrestuar arsimtari i shkollës fillore “Shaban Mazreku” në Sopijë të Suharekës, nën dyshimet për përfshirje në rrahje me një nxënës të kësaj shkolle.
Për këtë rast Klan Kosova raportoi një ditë më parë, dhe mënjëherë policia filloi hetimet.
Ndërkaq, sipas raportit të policisë i dyshuari është arrestuar, për tu liruar më vonë për procedurë të rregullt pas urdhërit të prokurorit.