Lajmet e fundit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë në bashkëpunim me Teatrin e Qytetit, ka përgatitur një shfaqje teatrale me nxënës të shkollave të mesme e fillore për temën substancat narkotike.
Kjo shfaqje iu dedikohet nxënësve dhe të rinjve, dhe përmes saj synohet që tek ata te përçohen mesazhe shumë-dimensionale qe do të ndikonin ne vetëdijesimin e të rinjve për pasojat shëndetësore, ligjore dhe administrative të përdorimit te substancave të drogës.
Të pranishëm pati fëmijë të shkollave fillore dhe atyre të mesme, njofton Klan Kosova.