Lajmet e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka njoftuar se forcat e rendit janë parapërgatitur për ta ruajtur rendin dhe qetësinë gjatë festave të fundvitit, njofton Klan Kosova.
Këtë ai e bëri të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, si vijon:
“Policia e Kosovës tashmë ka përgatitur planin operativ me rastin e festave të fundvitit. Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët e Kosovës duhet t'i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave”.
“Bashkëpunimi i qytetarëve të Kosovës me institucionet e sigurisë së vendit, do të ndihmonte që festat e fundvitit ta kenë kuptimin e vërtetë të tyre”.
Në lidhje me këtë temë, Sefaj e ka bashkangjitur edhe një video me mesazhin e Zëdhënësit të Policisë së Kosovës - Baki Kelani.