Policia ka dhënë detaje të reja për arrestimin e dy të dyshuarve me inicialet, F.K. dhe B.K., për veprën penale "Fajde", në Prizren të mërkurën.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se të dyshuarit vazhdimisht kanë ushtruar presion ndaj një personi me qëllim të marrjes së interesit nga fajdeja, duke e detyruar atë të veprojë në dëm të pasurisë së tij dhe duke i shkaktuar dëme materiale.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e dyshuarve dhe një veture të tyre janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me 13 fishek, një pushkë ajrore, 42 copë fishek të kalibrit 9x19 mm, një fishek kalibër i panjohur dhe dy automjet.
Dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.