Lajmet e fundit

Operacioni i koduar me emrin “Nëntori” doli i suksesshëm për Policinë e Kosovës.
Ata bastisën 32 lokale të natës nëpër Kosovë meqë rast gjashtë nga ta u mbyllën e dy persona u arrestuan, njofton Klan Kosova.
Ky aksion u ndërmor nën dyshimet për trafikim me qenie njerëzore.
Përmes një komunikate policia bën të ditur se gjatë operacionit është konfiskuar edhe një revole me nëntë fishekë dhe dy thika.
Për më tepër mund ta shikoni kronikën e përgatitur nga Artiana Matoshi.