Lajmet e fundit

Polici, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë zhvilluar një operacion për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit.
Ky oepraicon i Policisë ka përfshirë gjithë territorin e vendit.
“Gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore”, njofton zyra për media e Policisë.
“Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore”.
“Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’”.
Policia poashtu kanë bërë të ditur se në këtë aksion është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.
“Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia”.
“Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës”.