Lajmet e fundit

Lulzim Basha ka treguar mbrëmë në emisionin Opinion një dokument qe la të kuptohet se vjen prej sherbimeve partnere, sipas të cilit ai pretendon se policia ka dashur të mos i kapë trafikantët e drogës së Durrësit.
Basha tha se sipas tij, Ministri i Brendshem Tahiri ka sqaruar trafikantet e droges se ndalimi i tyre ishte bere jo nga policia por nga sherbimet e tjera. Fakti qe policia e Durresit ka qene refuzuese ne aksionin ku merrnin pjese edhe Prokuroria e Krimeve te Renda dhe SHISH, ka lënë të kuptohet se ajo kishte urdhër për të mos e kryer këtë veprim.
Basha la të kuptohet se ai dispononte prova nga shërbimet lidhur me një përgjim që i është bërë ministrit Tahiri sikur ky i shfajësohej trafikantëve se nuk e ndaloi dot arrestimin. Basha i tregoi madje Fevziut edhe një dokument po pa pranuar ta bëjë atë publik me gjiithë kërkesën e përsëritur të drejtuesit të emisionit.
Po si qëndron në fakt e vërteta? Që policia ka dashur ta ndalojë arrestimin për këtë ka tashmë më shumë se një dëshmitar. Ky është fakt.Por versionet pas kësaj ndahen.
Në aksionin ku u arrestua vëllai i biznesmenit Besnik Sulaj, ku u kapën 700 kg kanabis në banesën e tij në Durrës, Basha, duke u nisur edhe nga afërsia e këtij biznesmeni me Ramën, pretendon se urdhëruesi i mosndalimit ka qene Tahiri.
Ndërsa burime të Ministrisë së brendshme fajsojnë për këtë drejtorin e policisë së Durrësit. Ato pretendojnë se ai nuk e ka dashur arrestimin e kerkuar nga prokuroria dhe ShIK dhe e ka bërë atë vetëm pas pasi e ka urdhëruar Ministri i brendëshëm.
Po sido që krerët e policisë të bëjnë këtë lojë kungulleshkash, përfundimi i saj është i njëjtë: arrestimin ka dashur ta ndalojë policia. Alibia se Tahiri ka qenë urdhëruesi apo penguesi nuk i vlen askujt. Sepse nëse vartësit e tij do ta kishin penguar aksionin pa djeninë e ministrit, ata sot do ishin të shkarkuar. Lëvizje të tilla nuk ka pasur ndaj përgjegjësia për këtë skandal bie mbi krerët e policisë. Së paku deri sa Basha të na servirë ndonjë element me shumë ashtu sikurse premtoi./Lapsi