Policia në Kroaci tha të hënën se kishte zbuluar trupat e katër emigrantëve pranë qytetit të Karlovacit, së bashku me 15 persona të tjerë, dy prej të cilëve ishin në gjendje të keqe shëndetësore dhe u dërguan në spital.
13 të tjerët u dërguan në një qendër azili aty pranë, tha policia në një deklaratë, e cila kishte vepruar në bazë të një informacioni për një grup të madh emigrantësh në afërsi të qytetit të dielën, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Policia përcaktoi se një shofer i panjohur në një automjet mallrash e la grupin pranë kufirit me Slloveninë dhe u largua, duke shtuar se migrantët kishin thënë se iu nënshtruan "kushteve çnjerëzore" gjatë udhëtimit.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.