Lajmet e fundit

Policia në bashkëpunim me Doganën dhe me Administratën Tatimore janë dukë e zhvilluar një aksion për luftimin e dukurive ilegale në veçanti për lojërat e fatit, njofton Klan Kosova.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ndërsa ka bërë me dije se për detaje të tjera të operacionet do të bëhen të ditura pas përfundimit të tij.
Aksioni është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe në disa lokacione të tjera të Kosovës.