Lajmet e fundit

Mbrëmë pas mesnate në Prishtinë është djegur vetura e ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi. Këtë e ka pohuar edhe vetë ministri.
Rastin e djegies së veturës mbrëmë në Prishtinë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 01:00 e kemi marrë informatën se në rrugën “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë ka ndodhur një rast zjarri ku është djegur një veturë, menjëherë kanë dalë në vendngjarje policia dhe një zyrtar që heton shkaqet e zjarrit . Kemi parë një veturë pasat ngjyrë hiri që është djegur dhe një veturë renault clio që është dëmtuar. Rasti është marr si dëmtim i pasurisë. Vetura pasat është marrë në ekzaminim nga policia,” ka thënë Ahmeti
Ndërkohë gjatë mëngjesit të ditës së sotme në rrjetin social Facebook, bashkëshortja e ministrit Krasniqi ka shkruar se vetura e djegur ka qenë e saja.