Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar serb në vendkalimin kufitar në Bernjak, njofton Klan Kosova.
“Mund të konfirmojmë se Policia Kufitare në vendkalimin kufitar Bernjak, me datë 22.11.2017, rreth orës 05:20, bazuar në urdhëresën e organeve të drejtësisë, ka ndaluar personin e dyshuar serb me inicialet DT”, shkruan Policia e Kosovës.
“Lidhur me personin në fjalë, Policia e Kosovës ka vazhduar me procedurat e parapara ligjore”.