Policia e Kosovës në bashkëpunim me njësitë e saja relevante po zhvillon operacion policor në Kaçanik.
Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i përgjithshëm i policisë, Baki Kelani.
Tutje, ai thotë se pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.
Sakaq, Klani ka mësuar se ky aksion u organizua nga
Prokuroria Speciale ku u bastisen disa lokacione, e u sekuestruan prove e
dëshmi materiale.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.