Lajmet e fundit

Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ngritja e pagave që premtoi kryeministri Isa Mustafa një ditë më parë për shërbyesit civil, arsimin dhe shëndetësinë t`i përfshijë edhe Policinë e Kosovës.
"Përkitazi me deklarimet e shprehura në media këtyre ditëve nga disa anëtarë të kabinetit qeveritar të Qeverisë të Republikës së Kosovës se do të ketë ngritje të pagave në disa sektore, pa përmendur Policinë e Kosovës, ka shkaktuar paknaqësi të arësyeshme në radhët e punonjësve të Policisë së Kosovës, andaj, Kryesia Ekzekutive e Sindikatës të Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që kjo ngritje patjetër të përfshijë edhe Policinë e Kosovës", thuhet në një njoftim të sinikatës së policisë, transmeton Klan Kosova.