Lajmet e fundit

Shpërthimin në Kuvendin e Kosovës, e ka konfirmuar edhe Policia, ku Zëdhënsi Daut Hoxha tha për Klan Kosova se përveç dëmeve materiale nuk ka viktima apo të lënduar në njerëz.
‘’Rreth orës 23:00, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në Prishtinë, nga distanca ka ndodhur një sulm me një mjet të dyshuar shpërthyes. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, por nuk raportohet për të lënduar në njerëz.’’
Më tutje Zëdhënësi Hoxha shtoi se njësitet relevante të saj menjëher kanë reaguar në lokacion dhe veprime intensive operative.
Bëhet e ditur që hetimet janë duke u kryer për të identifikuar të dyshuarit e involvuar në këtë rast, njofton Klan Kosova.