Lajmet e fundit

Policia Rajonale e Pejës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që ndodhi dje në lagjen "Fidanishte" të këtij qyteti, njofton Klan Kosova.
Lidhur me rastin mbrëmë rreth orës 22:00 është arrestuar një 37 vjeçar me inicialet K.H.
Poashtu bëhet e ditur se është konfiskuar edhe arma e tipit: “PJETRO BERETA” cal: 7.65mm dhe 1 karikator i zbrazët i armës përkatëse e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes se veprës penale.
"Viktima e këtij rasti është: M.Z. (1978) i cili ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor ne vend ngjarje".
"Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00 nga njësiti përkatës i (IML) me ç’ rast është dërguar për obduksion në (IML) Prishtinë".
I dyshuari me urdhër të prokurorit po mbahet nën masën e ndalimit policor prej 48 orëve, për të vazhduar me procedura ligjore.
Akoma nuk dihet motivi i kësaj vrasjeje, transmeton Klan Kosova.