Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vetaksidentin në magjistralen Prizren – Gjakovë, më saktë në Krushë të Vogël për të cilin Klankosova.tv raportoi më herët.
Siç bën të ditur për Klankosova,tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi një person kishte mbetur i ngujuar në automjet.
I lënduari është larguar nga vetura nga ekipet e shpëtimit dhe është transportuar për në spitalin Rajonal të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:00. / Klankosova.tv
https://klankosova.tv/aksident-ne-magjistralen-prizren-gjakove/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.