Lajmet e fundit

Rreth orës 14:40, ka ndodhur një rrahje mes dy personave në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.
Policia i ka arrestuar të dyshuarit dhe i ka dërguar në Stacionin Policor.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë Arlinda Rexhepi.
"Rreth orës 14:40 është raportuar për një rrahje në progres në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Informatës i janë përgjigjur menjëherë njësitë policore dhe me të arritur në këtë lokacion janë hasur dy persona duke u rrahur mes vete, të njëjtit janë arrestuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme".
Klan Kosova pati raportuar më herët lidhur me rastin, ku lexuesit e klankosova.tv kanë dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
https://klankosova.tv/arrestime-ne-prishtine-policia-i-shtrine-pertoke-te-prangosurit-video/