Lajmet e fundit

Një person është plagosur pasditen e së martës në rrugën “Xhon Buzuku” në Skënderaj.
Policia njofton se në këtë rast i plagosur ka mbetur viktima një 35 vjeçar me inicialet F.S të cilit i ishte dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Skënderaj, ku më pas është transferuar për në QKUK.
"Policia ka identifikuar dhe ka arrestuar një person në cilësi të të dyshuarit S. H. 45 vjeçar, ndërsa në cilësi të provave materiale te personi i dyshuar janë konfiskuar: një pistoletë, 18 fishekë, si dhe një gëzhojë", bën të ditur policia, transmeton Klan Kosova.
Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky rast po hetohet si vepër penale ‘vrasje në tentativë’, transmeton Klan Kosova.