Një këmbësore sot është goditur nga një motoçikletë në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, rreth orës 15:30.
Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
"Sot rreth orës 15:30, në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor".
"Si pasojë e aksidentit është lënduar një person (këmbësor)".
"Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.