Lajmet e fundit

Një 33 vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm tek Parku i Biznesit në Drenas.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Klan Kosovën se vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipi mjekësore në vendin e ngjarjes.
"Në këtë rast tragjik është e përfshirë vetëm një veturë. Njësia për kontroll të autostradave është duke u marrë me rastin. Është njoftuar edhe prokurori, si dhe në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe ndihma e shpejt", ka thënë ai.
Me këtë rast, policia ka apeluar tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që te kene kujdes më të madh gjatë drejtimit të automjeteve, posaçërisht kur kemi të bëjmë edhe me ndryshime të kushteve atmosferike, të reshura dhe zvogëlim te dukshmërisë nëper rrugë.