Lajmet e fundit

14:31 - Policia jep detaje për vrasjen në Prishtinë
Një person është vrarë në lagjen Kolovicë të Prishtinës sot rreth orës 10:30.
Viktima F.B, fillimisht ishte plagosur dhe i njëjti nuk ia doli t'ju bëjë ballë plagëve të shkaktuara.
Ai vdiq në Qendren Klinike dhe Universitare.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se lidhur me rastin është arrestuar një persona dhe është konfiskuar një armë e gjuetisë e cila dyshohet të jetë e përdorur në rast.
"Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritur t'i përballojë plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje"- tha Ahmeti.
14:15 - Vritet një person në Prishtinë
Një person është vrarë në lagjen Kolovicë të Prishtinës.
Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
Ulaj tha se lidhur me rastin një i dyshuar është shoqëruar në polici.
"Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç'rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti - tha Ulaj për Klankosova.tv