Lajmet e fundit

Gjatë ditës së sotme, policia e rajonit të Ferizajt ka bërë kontrolle nëpër shtëpitë e të infektuarve me COVID-19, për të parë nëse të njëjtit po i përmbahen vetizolimit.
Zyrtarët policorë të caktuar për ta kryer këtë detyrë, me të mbërritur në adresën e të infektuarit, të njëjtin e njoftojnë përmes telefonit.
Nëse personi që duhet të jetë në vetizolim nuk gjendet në vendbanim, atij i shqiptohet gjoba prej 500 eurosh.
Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në këtë qytet nuk është hasur ende një person i tillë, derisa i njëjti bëri thirrje që qytetarët të bashkëpunojnë me ta nëse kanë informata se dikush nuk po i respekton rregullat e vetkarantinimit.